AL-INSPEKTIM

Trupë Inspektuese për Inspektime Teknike të Pajisjeve nën Presion & Transportit të Mallrave të Rrezikshme!

AL-INSPEKTIM është një subjekt i akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DA), me numër akreditimi TI016, dhe i miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Themeluar më 23.11.2015, është një kompani e specializuar në inspektimin teknik, verifikimin dhe certifikimin e pajisjeve nën presion, rezervuarëve, cisternave dhe instalimeve të lidhura me lëndët e rrezikshme. Me një staf të kualifikuar dhe referim të plotë në legjislacionin në fuqi, ofrojmë shërbime të garantuara për sigurinë dhe përputhshmërinë teknike. Ky akreditim garanton që të gjitha shërbimet tona të kontrollit teknik, inspektimit dhe certifikimit realizohen sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë.

Certifikuar me Certifikate per menaxhimin e sistemit te cilesise per inspektim, enp për:

Inspektime për Pajisje nën Presion (EnP)
  • Bombulat e GLN-së

  • Rezervuarët e GLN-së nën/mbi tokë deri në 13 m³

  • Rezervuarët e GLN-së me kapacitet mbi 13 m³

  • Tubacionet nën presion

  • Aksesorët e sigurisë dhe aksesorët nën presion

Autocisterna rrugore sipas Marrëveshjes ADR
  • Klasa 2: gaze të ngjeshura, të lëngëzuara ose të tretura nën presion

  • Klasa 3: lëngje të djegshme

  • Klasa 8: substanca korrozive

Pajisje dhe Instalime të Tjera
  • Kaldaja me avull dhe ujë të nxehtë

  • Enë nën presion kriogjenike të termoizoluara me vakum

  • Pajisje nën presion stacionare (përjashtohen GLN dhe enët kriogjenike)

  • Rezervuarë të hidrokarbureve

Lëshimi i Vërtetimit Teknik për:

  • Respektimin e normave dhe të kushteve teknike në instalimet teknologjike (terminale detare dhe hekurudhore, depozita, magazina për vajra lubrifikantë, stacione karburanti, njësi të lëndës djegëse).
  • Miratimin e projektit teknologjik.